Victoria Beckham njihet për stilin e saj unik dhe të pagabueshëm në të veshur.
Ikona 42-vjeçare e modës është shfaqur rrugët e Nju York-ut më e bukur se kurrë, por ajo që të gjithëve u bëri përshtpyje ishte veshja e saj. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë: Victoria kishte zgjedhur një nga kostumet e koleksionit të saj më të fundit pranverë-verë 2018.
Ndodhemi në muaj shkurt dhe pavarësisht se temperaturat kanë qenë relativisht të larta, krahasuar me vitet e kaluara, kurrsesi nuk mund ta quajmë se jemi as në pranverë dhe as në verë. Mirëpo ajo ka ditur mjaft mirë se si të “shkrijë” stinët me njëra-tjerën. Kostumin pranverorë ajo e kombinoi me një golf të kuqerremtë dhe me një palë çizme dhe çantë në po të njëjtën ngjyrë.
Kot nuk është ikonë mode…



















