Duket se edhe familja mbretërore ka të njëjtën problem si të gjithë shqiptarët kur vjen puna dasma: kë duhet të ftojë dhe kë jo, pasi kanë edhe ato zënka në fis. Pas shumë e shumë aludimesh, burime të sigurta bëjnë me dije Sarah Ferguson – nëna e kushërinjve të Harry-it Princeshat Beatrice dhe Eugenie, do të jetë e ftuar në dasmën mbretërore më 19 maj.
Thuhej se ish- gruaja e princit Andrew ishte lënë jashtë listës së të ftuarve, por ftesa i ka ardhur nga vetë princ Harry personalisht. Ndryshe nga dasma e princ William me Kate ku mungesa e saj u përfol shumë, në dasmën e Harry-it ajo është e ftuar edhe në festën në shtëpi edhe në ceremoninë në kishë.
Ndihmësi mbretërore u shpreh se Harry ka këmbëngulur shumë që ajo të jetë e ftuar.
“Harry dëshiron që të ketë teton e tij në dasmë”, tha ai.
Sarah Ferguson ka qenë bashkëshortja e princ Andrew, djalit të mbretëresës Elisabeth dhe princ Philip. Ato u ndanë në vitin 1996 dhe divorci i tyre u shoqërua me disa skandale. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse familja mbretërore nuk dëshironte ta ftonte në dasmë.



















