KreuCelebrity

Zbulohen çmimet e masterclass të Mario-s në Shqipëri, më të lira nga ç’prisnim

Mario Dedivanovic, make up artisti i Kim Kardashian është  shndërruar në një personazh shumë i dashur për të gjithë shqiptarët. Dashuria për të u shtua edhe më shumë pas intervistës së tij në ‘Xing me Ermalin’, ku Mario fliste gjuhën shqipe shumë mirë, ndonëse ishte zhvendosur në Amerikë prej më shumë se 10 vitesh. Me një spontanitet dhe shumë modesti, Mario ka treguar për veten e tij dhe hapat e karrierës duke u shndërruar në një ndër make up artistët më të mirë në botë.

Gjithashtu, ai dha dhe lajmin e bukur se ka vendosur që të mbajë një masterclass në Shqipëri, por duke premtuar se biletat do të kenë një çmim të përballueshëm nga të gjithë.

Vetëm pak ditë pasi njoftoi këtë lajm, mësohet se masterclass-i do të mbahet në datën 26 maj në Pallatin e Kongreseve duke dhënë dhe një informacion të detajuar të çmimeve të biletave.

VIP
350 €  Platea A .

Prioritet në hyrje . Fotografi me Marion.  Çertifikatë në përfundimin e klasës. Çantë me dhurata (disa nga produktet e preferuara te Marios)

Premium
100 € -Platea A . Çertifikatë në përfundimin e klasës.

Standard
50 € -Çertifikatë në përfundimin e class (Të gjitha karriget do të kenë pamje të përsosur gjatë prezantimit të klasës)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF