Pas shumë e shumë supozimesh rreth shtatzënisë së saj, Kelye Jenner dhe Travis Scot u bënë prindër të një vogëlusheje më 1 shkurt të këtij viti. Një ditë e cila pa diskutim do të mbahet mend gjatë nga të dy të rinjtë. E ndërsa të gjithë u njohëm me reagimin e Kelye, nuk u fol shumë për mënyrën se si po e përjeton Travis këtë ndryshim në jetën e tij.
Ai ka treguar gjithçka për mënyrën se si ndjehet me një fjalë të vetme “2.1.18. Përgjithmonë”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter. Pak para ardhjes në jetë të vogëlushes, u përfol për një prishje të marrëdhënies së tyre, madje flitej se Kelye ishte bërë pishman që e kishte bërë fëmijën e saj me Travis, por me sa duket asgjë nuk ka qenë e vërtetë.
Mamaja e re publikoi edhe një klip të përgatitur në kohën që ajo ishte shtatzënë ku duket qartë se me sa shumë dashuri po e prisnin ata ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre.