KreuCelebrity

Donald kërkon dorën e Melani-s, por … nuk e gjen! “Refuzimi i madh” i Zonjës së Parë para kamerave

“Refuzimi i madh” që Melanie i ka bërë bashkëshortit të saj, Donald Trump, ndërsa po ktheheshin në Shtëpinë e Bardhë pas një vizite në Ohajo, nuk ka kaluar pa u vënë re. Zonja e Parë e SHBA, me krahët të “fshehur” nën pallton kafe, të cilën e kishte hedhur supeve, ka refuzuar më shumë se një herë dorën e Trump dhe e gjitha kjo skenë ka ndodhur nën syrin e pamëshirshëm të fotografëve të cilët i kanë fiksuar këto momente.

Një gjest ky i përsëritur i Melanie, i cili tregon edhe njëherë se ajo ka vendosur të mbajë distancë nga Trump që pas publikimit të intervistës së yllit të pornografisë, e cila tha se kishte shkuar me Presidentit kur ky i fundit ishte i martuar me Melaninë.

Vetëm disa ditë më parë, në fjalimin e përvitshëm të Trump përpara popullit dhe zyrtarëve të lartë, Melania tregoi se nuk kishte aspak dëshirë të shfaqej krah bashkëshortit të saj. Ndonëse si rregull çifti presidencial shfaqet bashkë, ajo zgjodhi të shkonte aty e pashoqëruar nga Trump. Një veprim i cili nxiti edhe zërat për një ndarje mes tyre, por vetëm një ditë më vonë, zëdhënësja e Zonjës së Parë deklaroi se një gjë e tillë nuk kishte gjasa të ndodhte.

  ì 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF