Sa vjen e thellohet skandali i ngacmimeve seksuale në Hollywood. E, për fat të keq, eksperienca të tilla ka edhe aktorja e famshme Natalie Portma. Fituesja e çmimit Oscar dhe Golden Globe, në një intervistë për revistën “Porter”. Ka treguar se ka pasur 100 histori të tilla. “Kur dolën në sipërfaqe abuzimet në Hollywood, thashë me vete që unë nuk kam asnjë histori të tillë. Më pas u kujtova që kam 100 histori të tilla”, tha aktorja.
Ajo ka treguar edhe njërën nga historitë: “Isha në avionin privat të një producenti të famshëm dhe ishte rregulluar vetëm një shtrat. Nuk ndodhi asgjë, nuk u sulmova”. “Thashë që nuk isha rehat me atë gjë dhe u respektua dëshira ime”, tragoi Portman.
Gjithnjë e më shumë aktore po tregojnë eksperiencën e tyre të hidhur në lidhje me abuzimet seksuale, ndërsa i pari i akuzuar ishte Harvey weinstein, i cili do t’u drejtohet gjykatave për akuza të tilla.