Është shumë e rezervuar sa i takon jetës private.
Prej disa vitesh, Çiljeta është në një lidhje me portierin e Partizanit, Alban Hoxhës, por çifti ka preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajë larg vëmendjes së media, ndonëse nuk ia kanë dalë plotësisht. Nisur nga fakti që janë treguar të rezervuar për publikun, kureshtja për të mësuar diçka më shumë rreth tyre ka qenë më e madhe. Kësaj radhe nuk ka qenë foto e shkrepur nga paparacët, por e postuar nga vetë këngëtarja në profilin e saj në Instagram e cila na ka treguar se si ka festuar ditëlindjen.
Nuk është foto e saj me Albanit, por e ambientit: natë, pishinë dhe një emoji të shoqëruar me zemra, që na mjaftuan për të kuptuar që kishin zgjedhur të festonin vetëm nën shoqërinë e njëri-tjetrit.



















