Të gjithë u krenuam me prezencën e tij në Sanremo, ashtu sikurse ishte një nga emrat më të përfolur në të njejtin festival. Këtë herë, Ermal Meta bashkëpunoi me Fabrizio Moro, për këngën “Non mi avete fatto niente”. Gjithçka dukej për mrekulli, madje u përfol se dyshja do të ishin fituesit e këtij edicioni në Sanremo, por tani mësohet se në fakt, këngëtarët janë në rrezik skualifikimi.
Mediat italiane kanë hedhur akuza për plagjiaturë, për aq kohë sa pretendojnë se pothuajse e njejta këngë është prezatuar në Sanremo Giovani e 2016-tës, nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali. Ngjashmëria e shumtë në tekst dhe melodi, ka shtyrë italianët të shkruajnë jo pak lidhur me këtë çështje. Ajo çka duhet theksuar është se si për këngën e lartpërmendur, ashtu dhe për “Non mi avete fatto niente”, kompozitor ka qenë i njejti muzikant, pikërisht Andrea Febo.
Tashmë, shpresa e vetme është pikërsiht në faktin se Febo fshihet prapa dy punimeve, që tashmë po krahasohen gjërësisht. Mbetet ende për t’u marrë një vendim nga juria e festivalit. Shpresojmë që gjithçka të shkojë për mirë…