KreuCelebrity

Thumb për Florin? Çfarë ka dashur të thotë Elvana me ‘shpella ku isha izoluar’…?!

Ditëlindja e Elvana Gjatës bëri mjaft bujë këtë vit, kryesisht edhe për shkak të mbajtjes së koncertit recital, që mblodhi shumë emra personazhesh të njohur shqiptarë në një sallë të vetme. Artistë, politikanë, gazetarë, drejtues mediash – ishte pikërisht kjo kategori të ftuarish, të cilëve iu ndje prezenca në një organizim të kësaj natyre. Dhe, ndër të gjithë emrat që mund të përmendje, përjashtohej prania e Flori Mumajesit, ish-bashkëpunëtorit më të ngushtë të Elvanës.

https://www.instagram.com/p/Be2i874l9c1/?hl=en&taken-by=elvanagjataaaa

Pasditen e djeshme, një ndër të ftuarit e Rudina Magjistarit ishte Eni Shehu, i cili foli pikërisht për eventin e lartpërmendur. Ndër të tjera, ai përmendi se Gjata kishte përdorur një shprehje gjatë një fjalimi të shkurtër për të pranishmit, që lidhej pikërisht me ‘kthimin nga shpella ku isha izoluar’ (siç ishte shprehur vetë këngëtarja. Shehu ka aluduar se ky ishte asgjë më tepër se sa një thumb ndaj shtëpisë diskografike të Florit, në të cilën Elvana bashkëpunoi prej një dekade.

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Nga ana tjetër, Rudina e ka zbutur pak më shumë situatën, duke hedhur mendimin se kjo mund të jetë thjesht një referim ndaj mungesës së saj në publik, për një periudhë kohe relativisht të gjatë. E në fakt, nuk mund të hedhësh poshtë asnjërin nga variantet, ndërsa fraza e përdorur nga Gjata nuk është ndër ato më të thjeshtat. Po ju si mendoni, për çfarë e ka patur Elvana?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF