KreuCelebrity

Harrojeni ‘Butterfly’, Kylie Jenner zbulon emrin e vajzës së porsalindur!

Ardhja në jetë e vajzës së Kylie Jenner po merr gjithë vëmendjen e nevojshme. E dimë fare mirë që sapo hapni profilin në Facebook apo Instagram, përballeni me të paktën dy lajme për familjen Kardashian-Jenner, por kjo ishte mëse e pritshme. Madje, mund të themi se dëgjuam më shumë për faktin nëse Kylie ishte apo jo shtatzënë, se sa për vetë lindjen e saj.

A post shared by Kourtney Kardashian Barker (@kourtneykardash)

Megjithatë, pas lajmit të ardhjes në jetë të vogëlushes së 20-vjeçares, të gjithë fansat e familjes filluan të mendonin se cili do të ishte emri i vajzës. Shumë menduan për Butterfly, për aq kohë sa si Kylie, ashtu dhe Travis, kanë tatuazh një flutur të vogël në të njejtën pjesë të këmbës. Por, ja që Jenner ka thyer pritshmëritë. Ajo ka postuar së fundmi një foto në Instagram, ku dhe ka zbuluar emrin: Stormi.

https://www.instagram.com/p/Be3rTNplCHf/?hl=en&taken-by=kyliejenner

Kështu do të quhet vajza e parë e çiftit, ndërsa do të mbajë mbiemrin zyrtar të të atit, Webster. Dhuratat  për vogëlushen kanë filluar që tani,ndërsa jo më larg se dje folëm për garderobën marramendëse të Stormi. Epo, ja ku u zbulua dhe një e re e radhës!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF