Për dasmën e saj në vitin 2011, Kate Middleton ksihte veshur këpucë Alexander McQueen që ishin bërë nga fildishi dhe të qëndisura me dorë me dantella. Këpucët të cilat vështirë se ranë në sy nga fustani Sarah Burton-in që ajo kishte zgjedhur për dasëm dhe zgjedhja që ajo kishte bërë për këpucët e dasmës u konfirmuan vetëm nga i njëjti stilist gjashtë vjet pas martesës.
Por edhe nëse Dukesha e Kembrixhit do të martohej sot, me shumë mundësi ajo do të zgjidhte një tjetër palë këpucësh për të veshur. Arsyeja? Dy nga dizanjuesit e saj të preferuar janë duke bashkuar forcat në një linjë këpucësh martesore.
Bazuar në planet e publikuara deri me tani, L.K Bennett dhe Janny Pacham kanë projektuar një koleksion duke menduar gjthmonë stilin dhe rehatinë. Këpucët nuk janë shumë të larta dhe me to mund të kërcehet gjatë gjithë natës, por përfshijë dhe shirita zbukures.
“Ka një sinergji të fotë mes L.K.Bennet dhe nuseve të Peckham, kështu që duket e natyrshme dhe shumë emocionuese për mua të bashkëpunoja me ekipin e tyre të dizajnit”, është shprehur Peckham.