Ky sezon i ri televiziv pritet të sjellë për publikun disa programe në qendër të së cilave do të jenë pikërisht VIP-at shqiptarë.
Së shpejti do të nisë në TV Klan ‘ Ferma’ e drejtuar nga Alketa Vejsiu, nga ana tjetër në Top Channel ‘Big Brother VIP’ me moderator Ledion Liçon (ende nuk është konfirmuar) e ndërsa në Vizion Plus ‘Dancing With The Stars’, një garë kërcimi, për të cilën nuk dihet se kush do e drejtojë, por janë zbuluar 2 nga konkurrentët (në fakt nuk jemi të sigurt nëse do duhet t’i quajmë 2).
I ftuar në një emision radiofonik, Agron Llakaj ka treguar se dy prej aktorëve të kastit të ‘Al Pazar’do të jenë pjesë e kësaj gare kërcimi. Bëhet fjalë për binjakët, Donald dhe Romeo, ose siç ne i njohim për shkak të rolit të tyre ‘Montana dhe Montela’.
Nuk e dimë nëse ato do konkurrojnë kundër njëri-tjetrit apo do jenë bashkë…ne s’na mbetet gjë tjetër veç se të presim të shohim binjakët më të famshëm në Shqipëri edhe në një garë kërcimi.