KreuCelebrity

Agron Llakaj: Nëse ka një pjesë banale në emisionin e Arditit është gjyqi i Eni Çobanit!

Prej disa kohësh tashmë, një ndër rolet që aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj luan në “Al Pazar” është ai i personazhit “Lira”. E që në daljen e tij është konceptuar si një kopjim i rubrikës së Eni Çobanit “Shihemi në Gjyq”. Ajo ka folur më parë rreth këtij numri humori të aktorit, duke e konsideruar atë si një shpërfytyrim dhe një nxjerrje të një figure jo të vërtetë të saj.

I ftuar sot në Energy Radio, Agron Llakaj ka folur më shumë rreth personazheve të tij, ndërsa është ndalur më gjerësisht në atë të “Lirës”. Sipas aktorit, “Lira” nuk është Eni, por një personazh i përzgjedhur nga ekranet.

“Unë me komente nuk merrem, por kam dëgjuar se kanë thënë se Agron Llakaj ushqehet me mua. Por në qoftë se ka një pjesë banale te Ardit Gjebrea është pikërisht gjyqi i Eni Çobanit. E si të tillë unë e kam marrë gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë një avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet”, tha Agron Llakaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF