Kylie, Kylie, Kylie…vëtëm për të po flitet ditët e fundit. 20 vjeçarja ka sjellë në jetën fëmijën e saj 7 ditë më parë. Pas një terri informative për shtatzëninë e saj, ka qenë vetë Kylie e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi se në datën 1 shkurt erdhi në jetë vajza e saj.
Më pas, rreth dy ditë më vonë ajo postoi një foto në Instagram të doçkës së vogël ku dhe na zbuloi emrin e vajzës: Stormi. Fotoja theu rekordin e Beyonces, si fotoja më e pëlqyer në Instagram, por megjithatë, mësuam se ajo u editua disa minuta më vonë: nga Stormi në Stormi Webster.
Të gjithëve na bëri përshtypje, pasi dimë që Kylie ka mbiemrin Jenner, e ndërsa Travis Scott…upss, nuk e dimë dhe aq mirë. Emri i vërtetë i reperit është Jacques Webster, për këtë arsye edhe vajza e vogël mban këtë mbiemër. Një logjikë e thjeshtë.