Tashmë prej disa kohësh flitej se gjërat mes Gerard Pique dhe Shakirës nuk ishin duke shkuar mirë. Shpesh herë çifti ka qenë pjesë e mediave rozë, ku është përfolur për një krizë të mundshme mes tyre.
Gjatë ndeshjes së fundit mes Espanyol dhe Realit, tifozët e skuadrës së Espanyol kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej “Shakira është e të gjithëve”.
Ndërkohë shefi i skuadrës katalanase, Joan Collet, ka kërkuar falje dhe ka shtuar se skuadra nuk e dinte se një parrullë e tillë do të hapej në stadium.
Collet ka zbuluar gjithashtu se parrulla nuk kishte hyrë në stadium por ishte shkruar brenda ambienteve të tij. Shefi i skuadrës së Espanyol ka zbuluar gjithashtu se ndaj tifozëve të cilët kanë hapur banderolën janë marrë masa të rrepta.