Është një nga aktivistet më të mëdha për të drejat e grave në Hollwood, ashtu sikurse ishte ndër të parat që i bashkangjit nismës Time’s Up. Reese Witherspoon, edhe pse e divorcuar prej vitesh nga bashkëshorti i parë, po shijon kohën më të mirë të mundshme me fëmijët e saj, e sidomos me vajzën (pothuajse binjake!), Ava-n. Në një intervistë të fundit me Oprah-n, Reese ndau me publikun një pjesë të parrëfyer nga jeta personale.
Lidhur ngushtë me të kaluarën, aktorja është shprehur se krenaria më e madhe që ndjen për veten është shkëputja me vullnet të lirë nga një marrëdhënie abuzive. Reese ka rrëfyer se kur ishte në moshë fare të re, ishte abuzuar verbalisht dhe psikologjikisht nga personi që kishte patur në krahë. “Një vijë që ishtë vizatuar në rërë, u shkëput diku. Mu ndërrua mendja në sekond dhe e dija që do të ishte shumë e vështirë, por nuk mund të vazhdoja më tutje”, ka shpjeguar ajo me pak fjalë vendimin mbi ndarjen. “Isha një njeri krejt ndryshe dhe natyrisht nuk mund të isha ajo që jam sot. Më ndryshoi rrënjësisht, deri në çdo qelizë. Nuk është e lehtë të marrësh të tilla vendime. Vihesh në pikëpyetje dhe humbet vetëbesimin. Sot, jam dikush krejt tjetër”, ka vijuar dhe më tej, Reese.
Aktorja gjithashtu ka shpjeguar se iniciativa për të qenë pjesë e ‘Big Little Lies’ kishte ardhur si pasojë e historive të ngjashme që kishin kaluar koleget e saj, e kjo ishte arsyeja pse kishte vendosur të merrte pjesë në një projekt të tillë. Mesa duket, për reese nuk ka qenë aspak e lehtë të ndërtojë karrierën dhe figurën që të gjithë njohim sot.