KreuCelebrity

Pas deklaratës së Llakaj, reagon Eni Çobani: “Liria, e drejtë themelore…”

Dita e djeshme solli një tjetër konflikt mes personazhesh të njohur të ekranit. Ishte Agron Llakaj ai që u shpreh gjatë një interviste për Energy Radio, se ‘Shihemi në gjyq’ e Eni Çobanit ishte rubrika më e dobët e emisionit të Ardit Gjebreas. Duke qenë se pak kohë më parë, Çobani akuzoi Llakaj se e imitonte në një nga episodet humoristike të ‘Al Pazar’, ky i fundit shpjegoi se personazhi i Lirisë (që e luan ai vetë) nuk ka, në fakt, asnjë lidhje me gjyqtaren e ‘E Diela Shqiptare’.

Nga ana tjetër, jo shumë orë pas kësaj deklarate të aktorit, Çobani ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet duke parë celularin. Krahë saj, ajo ka shkruar: “Të jesh i lirë është e drejtë themelore e çdokujt që vjen në jetë, por të jetosh dhe të flasësh si njeri i lirë është virtyt dhe vlerë. Falemnderit TV Klan, për lirinë që më fal çdo ditë.” Duket se, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, kjo ka qenë një kundërpërgjigje ndaj gjithë asaj çka po qarkullon në portale orët e fundit.

A post shared by Eni Cobani (@enicobani)

E mesa kuptohet, kjo është një ‘luftë’ që nuk ka për të përfunduar me kaq, pasi replika priten nga çasti në çast nga të dy palët. Me pak fjalë, ‘personazheve në betejë’ sapo iu shtua edhe një dyshe tjetër e famshme…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF