KreuCelebrity

Jim Carrey bën thirrje të bojkotohet Facebook-u, e arsyeja do t’ju habisë!

Është një ndër komedianët më të njohur prej afro dy dekadash, e disa nga filmat e tij vështirë të harrohen. Nga ana tjetër, Jim Carrey po shihet të shkëputet gjithnjë e më shumë nga bota e aktrimit, madje sjella e tij së fundmi ka dëshmuar se aktori nuk po kalon kohën më të mirë të mundshme. Ky ndryshim, ardhur pas vetëvrasjes të ish-të dashurës së kanadezit.

Në një letër lënë për pas vdekjes, vajza në fjalë fajësonte Carrey-n, që e kishte shtyrë padashur drejt këtij akti final. E që nga ajo kohë, duket se aktori nuk është më në formën e tij më të mirë. Së fundmi, ai ka postuar një karikaturë në Twitter, me një mesazh shumë të qartë lidhur me përdorimin e Facebook.

Në imazh duket Zuckerberg dhe një ikonë gishti e përmbysur, ashtu sikurse në anë shkruhet ‘Fakebook’. “Po e fshij llogarinë time në Facebook, pasi Facebook-u përfitoi nga ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e fundit dhe ende nuk po bëjnë gjë për ta ndaluar. I inkurajoj të gjithë investitorët e tjerë, që interesohen për të ardhmen tonë të bejnë të njejtën gjë”, ka shkruar poshtë postimit, Carrey. Mesa duket, vizioni politik i aktorit ka shtyrë të bëjë një thirrje të tillë, ndërsa nuk dihet ekzaktësisht se çfarë e ka shtyrë drejt këtij ‘shpërthimi’.

Kohë të çuditshme këto për Carrey-n…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF