KreuCelebrity

Si e surprizoi e dashura, Stresin kësaj here që po na uron ‘mos ju lëntë zoti pa grua’?

Historia e dashurisë së Stresit me Kejsin është shumë sa e bukur aq edhe e vështirë.

Kejsi ishte vajza që mami i saj ia kishte lënë Stresit për t’u kujdesur, por reperi nuk e mbajti fjalën, pasi u dashurua me të. Fill pasi na tregoi se ishte shumë i dashuruar, Stresi u nda. Nuk po dëgjonim më që të flitej për Kejsin, por më pas u kuptua që ishte vetëm një ndarje e përkohshme, pasi dedikimet e dashurisë në publik nga ana e Stresit u rikthyen.

2018 e kanë konsideruar vitin e tyre dhe ne shpresojmë shumë që të jetë i mbushur me momente të bukura.

Një prej tyre Stresi e ka ndarë me ne. Ishte një surprizë (nëse mund ta quajmë kështu) aq e bukur saqë  reperi na e tregoi edhe me diçiturën  që kishte vendosur mbi foto: mos të lëntë zoti pa gru.

Një tavolinë e shtruar bukur, me ushqime të bollshme që duken shumë të shijshme…eh Stresi ke shumë të drejtë. Mos ndoshta ne duhet të na thonë: mos na lëntë zoti pa burrë apo nuk vlen në këtë rast?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF