Me publikim e këngës ‘Bon Bon’ nuk ishte vetëm Era ajo që mori famë internacionale. Duke qenë se përgjatë gjithë klipit, këngëtarja ka përdorur vetëm një veshje, ishte pikërisht xhupi i Strefie-t ai që u bë aq shumë i kërkuar, sidomos në Shqipëri. Dhe nuk mund ta mohojmë që për një periudhë kohe (edhe pse të shkurtër) shumicat e vajzave rendën pas kësaj blerje, pasi imitime të të njejtit model u përhapën pothuajse kudo në treg.
Por, sa kushton në të vërtetë origjinali i këtij stili? Një faqe e huaj në Instagram, ‘ëhattheyëearin’, ka zbuluar shifrën marramendëse që i bashkangjitet xhupit. Kështu, mësohet se Era ka mbajtur veshur plot 5500 euro mbi trup, duke mos llogaritur këtu shpenzimet e tjera për pjesën e mbetur të paraqitjes. Modeli Fur Lined Parkaështë i veshur përbrenda me pellush, ideal për ditët e ftohta të dimrit. Dhe në fakt, ka një arsye se si Strefie ka rezistuar vetëm me një xhup dhe një bluzë të hollë në mes të borës!
Nuk është hera e parë që shohim shpenzimet marramendëse të Erës lidhur me veshjet, e nga ana tjetër nuk mund ta mohojmë se stili i saj ka tërhequr vëmendje që në fillim. E megjithatë, mbetet një shpenzim i kripur, apo jo?