Ditët që na paraprinë gjatë kësaj jave shënuan një moment të veçantë për familjen e çiftit, për aq kohë sa Justin Timberlake u ngjit në skenën e SuperBowl, për të tërhequr vëmendjen me performancën e tij. Nga ana tjetër, duket se Jessica Biel ka ndërmarrë një tjetër iniciativë, duke dalë disi nga fusha e aktrimit. Tashmë, ajo është fokusuar në ndërgjegjësimin lidhur me raportin seksual në lidhje me shëndetin, e kjo nuk është një nismë që po e aplikon në klasat e gjimnazit apo tetë vjeçares.
Në partneritet me WomanCare Global, Biel po përpiqet të krijojë një seri videosh, që synojnë të nxjerrin në pah kujdesin e treguar ndaj vetvetes gjatë marrëdhënies seksuale. Duke e marrë shumë seriozisht një qëllim të tillë, aktorja nuk e ka patur aspak problem të rrëfejë edhe eksperienca personale nga martes me Justin Timberlake, e për këtë ka thënë jo pak. “Ndihem më e sigurt nëse them të vërtetën. Kam vetëbesim kur i them ‘E di çfarë? Nuk po e ndjej’ ose ‘Kjo më pëlqen’, dhe mendoj se diçka e tillë do guxim dhe kohë për t’u shprehur si duhet”, ka rrëfyer Biel.
Aktorja ka sqaruar se e gjithë kjo nismë po realizohej mbi të gjitha për hir të shëndetit të femrave dhe vetëbesimit të tyre, si dhe për t’i bërë ato të ndihen të fuqishme sa duhet për të shprehur çka ndjejnë edhe në çështje kaq intime. Nga ana tjetër, Biel ka deklaruar se edhe pse vetëm dy vjeç, së bashku me Justin Timberlake kanë filluar t’i flasin vogëlushit të tyre lidhur me ndarjes e sekseve dhe raporteve në tërësi (natyrisht, duke gjetur mënyrat më të thjeshtuara të mundshme!) Epo, goxha rrugëtim ka përpara, Jessica!