Menduam se na kishte shkruar ndërmend vetëm ne, por jo.
E dini se cila është gjëja e parë që na shkoi ndërmend kur Kylie konfirmoi shtatzëninë e saj? Fakti se nga sa njerëz besnik rrethohej ajo, aq sa asnjëri prej tyre nuk tha asgjë për shtatzëninë e saj për 9 muaj me radhë. As miqtë, as punonjësit që qëndrojnë me të në shtëpi për 24 orë në 7 ditë të javë.
Mediat e huaja u kanë ofruar shuma të mëdha parash njërëzve që e rrethojnë, për të siguruar një foto të Kylie me barkun e rrumbullakosur, por asnjëri nuk është tunduar duke i qëndruar besnik deri në fund.
Një gjë të tillë nuk ka paska shkuar ndërmend vetëm ne, por edhe këngëtares shqiptare Dafina Zeqiri. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Dafina shkruan se do dëshironte shumë që të kishte miq si miqtë e Kylie.
“Kylie ka miq të vërtetë sepse nuk treguan një gjysmë fjale për 9 muaj rresht. Këta lloj miqsh do të doja të kisha dhe unë pranë”, shkroi ajo.
…Dhe ka plotësisht të drejtë…