Ndonëse tashmë e shohim kaq shpesh nëpër media të ndryshme ku është gjithmonë protagonist, akoma nuk jemi mësuar me dukjen e flokëve të tij dhe ende jemi të bindur se aty ka diçka që nuk shkon. Dhe pamja e tyre është diskutuar kaq shpesh mes nesh, por jo vetëm. Është thënë se ai përdor paruke apo edhe se i ka mbjellë flokët.
Në librin “Fire and Funy” shkruhet se pjesa e sipërme e flokëve zgajtet në mes dhe më pas tërhiqet mbrapa, për të mbuluar në këtë mënyrë pjesën pa flokë. Dhe e gjithë kjo frizura ngrihet me ndihmën e një llaku flokësh.
Por një video e postuar në Twitter ka zbuluar sekretin e tij. Ndërsa ngjitej në avion, era që frynte i ngriti atij flokët duke zbuluar se çfarë fshihej në lookun e tyre.
imagine what those locks look like soaking wet pic.twitter.com/mIz0oetAYd
— Ashley Feinberg (@ashleyfeinberg) February 7, 2018