Rrjetet sociale janë kthyer në një burim të fuqishëm promovimi për personazhet e famshëm, e ndjekjet e tyre nga fansat, publike për të gjithë, na ndihmon të kujtojmë se cili ndër to është më i ndjekuri e më i pëlqyeri. Ne personalisht ndjekim personazh të shumtë dhe emra të njohur numërojnë sot miliona ndjekës.
Përmendim ndër to emra si Selena Gomez, e cila është renditur edhe si personi VIP i cili merr m shumë para nga ky rrjet, Beyonce, Kim Kardashianetj,. Por duket se të gjitha gocat janë “mundur” nga Kylie Jenner. Diskutimet e pafundme mbi shtatzëninë e saj, misteri që e mbuloi atë dhe më pas lindja e vajzës së saj, bënë që ajo të numërojë miliona ndjekës.
Në foton e publikuar, ku mbanë dorën e së voglës së saj, Kylie arriti të marrë plot 14.994.521 pëlqime, duke ja kaluar edhe Beyonce-s, e cila mori 11.2 milion pëlqime kur njoftoi mbi shtatzëninë e saj. Tani më mirë mos t’i marrim me mend fitimet që ka marrë Kylie nga këto!