E dini cila është pjesa më e bukur e një filmi? Sigurisht prapaskenat…
Të gjithë po flasin për “Fifty Shades Freed”, i cili pritet të dalë në kinematë botërore dhe shqiptare sot dhe nesër. Por në një film të tillë, i cili është i mbushur me skena erotike, një kureshtje shumë të madhe ngjallin ato që kanë ndodhur përtej asaj që ne shohim në ekran. Për këtë arsye, realizuesit e filmit kanë publikuar një video nga prapaskenat duke nisur që nga dasma, puthja në ballkon, darka…
Filmi trajton historinë e dashurisë së Anastasias dhe Kristian, dy personazheve kryesore të Fifty Shades tashmë në kapitullin e tij të tretë të titulluar “Fifty Shades Freed”. Kapitulli i tretë ndjek “Fifty Shades of Grey” (2015) dhe “Fifty Shades Darker” (2017) dhe është drejtuar nga James Foley dhe shkruar nga Niall Leonard, bazuar në librin me të njëjtin titull të E. L. James.
Në rolet e Anastasia Steele dhe Christian Grey vijnë sërish aktorët Dakota Johnson dhe Jamie Dornan teksa këta të dy janë të sapomartuar, por sërish jo të qetë pasi duhet të rishohin mëkatet e së shkuarës ndërsa Jack Hyde vijon të kërcënojë marrëdhënien e tyre.



















