E kemi ndjekur çdo të shtunë të shtyrë nga kurioziteti për të parë se kush do të jenë personazhet dhe lojërat ku do të marrin pjesë, e sigurisht nuk jemi zhgënjyer pasi argëtimi ka qenë i garantuar. E kemi fjalën për emisionin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës. Kjo e shtunë do të jetë nata e fundit e emisionit, ndërsa moderatorja ka premtuar surpriza të shumta.
E dnërsa presim të ndjekim argëtimin që do të na dhurojë kjo e shtunë, Luana na ka zbuluar se si do të jetë look-u i saj në atë natë të rëndësishme për të. Moderatorja ka publikuar një video në Instagram ku ka treguar se ka zgjedhur një fustan të bardh i cili, si gjithmonë, nxjerrë në pah format e saj super seksi.
Deri më tani kemi të konfirmuar se pjesë e emisionit të së shtunës do të jenë dy vëllezërit vlonjate, personazhë të “Al Pazar” dhe Besa Kokëdhima, ndërsa Luana na tregoi edhe më shumë. Në “Shiko kush Luan” do të jen gjithashtu të ftuar edhe Ëest Side Family, Eli Fara dhe Endi Cini.