‘X Factor’ ishte një ndër formatet e zbulimit të talenteve muzikorë në Shqipëri, ndërsa kemi parë jo pak nga katër edicione të transmetuara ndër vite. Emra si Arilena Ara, Sheila Haxhiraj etj., janë këngëtare që e nisën rrugëtimin e tyre pikërisht në skenën e këtij konkursi. Nuk kanë kaluar shumë kohë nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike të një prej konkurrentëve (njëkohësisht, fitues) të ‘X Factor’, Ergi Dini.
Lajmi erdhi krejt i papritur, ndërsa ishin të shumtë artistët që shprehën fjalë emocionuese lidhur me këtë ngjarje të trishtë. Këtë herë, ka qenë Alketa Vejsiu ajo që ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një video kolazh të çasteve më të bukura në ‘X Factor’. Ajo ka shprehur mallin që ndjen për një format të tillë, por edhe për talentet e zbuluara në veçanti, ndërsa dedikimin e saj nuk e ka lënë me kaq. “Dhe veçanërisht një përqafim do kisha dashur t’ja jepja zërit më të bukur të djemve të zbuluar nga katë edicionet, Ergi Dini”, e ka përmbyllur Alketa, duke rikujtuar kështu edhe një herë këngëtarin.
https://www.instagram.com/p/Be81MQLgcLl/?hl=en&taken-by=alketavejsiu
Nuk dihet nëse postimet e fundit të Vejsiut lidhen me ndonjë paralajmërim për nisjen e edicionit të pestë të ‘X Factor’ së shpejti, edhe pse duke qenë se jemi ende në pritje të dy formateve të reja të drejtuara nga vetë ajo, vështirë të mendohet se do të shohim sërish një spektakël të tillë, të paktën për këtë sezon. Megjithatë, kurrë nuk i dihet…



















