KreuCelebrity

Xhemi mund të mos ketë Instagram, por ja kush kujdeset gjithmonë për fotot e saj të reja!

Xhemi Shehu është ndër personazhet e rrallë shqiptarë që nuk është fanse e madhe e përdorimit të rrjeteve sociale. Raporti i saj me Instagramin ka qenë një histori hapje e mbyllje adrese, që me ose pa dëshirën e moderatores, është shndërruar në lajm. Këtë herë, duket se Xhemi është e vendosur të mos rikthehet më në rrjet, por fotot e saj po i shohim pothuajse gjithmonë e më shpesh.

Duke qenë se mikesha e saj e ngushtë, Arbana Osmani, është krejt e kundërta e Shehut në këtë drejtim, ajo nuk harron të postojë foto krahë moderatores. Kështu ka ndodhur edhe këtë mëngjes, kur Arbana ka shpërndarë në Instagram një imazh të sajin me Xhemin, në godinën e Top Channel. ‘Mirëmëngjes’, ka shkruar ajo, duke publikuar edhe një foto të re të Xhemit.

Mesa duket, Osmani është e vendosur të rikthejë miken e saj të ngushtë në rrjetin social, e kjo nuk është hera e parë. Sa herë që Xhemi vendos të mbyllë profilin personal, është Arbana ajo që e nxit që ta rihapë përsëri. Të shohim nëse moderatorja do t’ia arrijë qëllimit këtë radhë…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF