Elia Zaharia Zogu, nuk bën pjesë në grupin e atyre princeshave me fustane madhështore, kurora me diamane, por na ka fituar zemrën me thjeshtësinë që i prezantohet publikut.
Mbrëmjen e djeshme Elia ka festuar 35 vjetorin në një ceremoni shumë private, mes familjarëve dhe miqve të saj të ngushtë. Princesha nuk është shumë aktive në rrjetet sociale dhe nëse nuk do të ishte për miqtë e saj, ne nuk do të kishim zbuluar asgjë nga festa e saj.
Thjeshtësinë e saj e ka reflektuar më së miri edhe në organizimin e 35 vjetorit të saj, make up-it dhe modelit të flokëve, larg luksit dhe ekzagjërimit.



















