KreuCelebrity

Elvana Gjata e fokusuar totalisht në albumin e ri, ja detajet e reja që zbulon këngëtarja!

Albumi i tretë i Elvanës, i promovuar në ditëlindjen e saj më 3 shkurt, nuk përmban thjesht këngë të reja, pasi e veçanta qendron edhe në versionin e të kënduarit ‘live’ në krijimet e lartpërmendura. Pas një kohe të gjatë mungese për publikun shqiptar, Elvana u rikthye këtë muaj të dytë të 2018-tës, për të na sjellë diçka ndryshe nga vetja. Ndonëse koncerti recital ishte privat, gjithçka është xhiruar do të transmetohet në ekranin e Top Channel mbrëmjen e nesërme në orën 20:05.

Këtë e ka rikujtuar dhe njëherë Gjata, e cila ka postuar një pjesë të klipit ‘Forever Is Over’ në Instagram, ndërsa më së shumti ka tërhequr vëmendjen fraza që ka shkruar poshtë: “Ndiq dritën, por mos harro kurrë rrënjët…” Këngëtarja nuk është mjaftuar me kaq, duke ndarë një video të shkurtër, ku shihet një pjesë e tekstit e këngës ‘Më Fal’ (pjesë e albumit të tretë).

https://www.instagram.com/p/Be-XZAGF1P8/?hl=en&taken-by=elvanagjataaaa

Një histori e humbur dashurie ose të paktën kaq mund të kuptohet nga aq sa shihet në rrjetet sociale. Miqtë, e njëkohësisht personazhet e famshëm që morrën pjesë në koncertin recital, nuk kanë pritur më gjatë për të zbuluar pak nga meloditë që përmban albumi. Dhe tashmë, do shohim edhe më shumë ditën e nesërme, ndërsa Elvana duket se është përkushtuar së shumti ndaj këtij projekti të ri të sapopërfunduar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF