KreuCelebrity

Nuk e dimë nëse do të rikthehet “Njerëz të Humbur”, por Aida Shtino po e madje shumë ndryshe

Të gjithë e kemi parë emisionin e njohur “Njerëz të Humbur” dhe kemi ndjekur fatin e shumë personave të cilët kishin humbur familjarë të tyre. Disa të rikthyer në gjirin e familjes, ndërsa për disa të tjerë fati i tyre është ende enigmë. E ftuar sot në televizionin Top Channel, në “Pasdite në Top Channel”, Aida Shtino ka folur rreth të shkuarës së emisionit.

“’Njerëz të Humbur’ është si një fëmijë i rritur me shumë dashuri me shumë përkushtim. I kam përkushtuar gjithë jetën time. Më shumë rrija në puna se sa me familjen time. Sigurisht që nuk doja të mos ndërpritej  kurrë. Kjo ndërprerje nuk u bë për fajin tim. Shpresoj, sepse njerëzit janë mjaft të interesuar, të hapet një dritare televizive që të rifillojmë edhe më fuqishëm”, tha Aida.

Ajo na zbuloi gjithashtu se ishte duke punuar për një libër të frymëzuar nga histori të vërteta të vitit 2001 në Urbino. “Prindërit e mi, shoqëria, të gjithë më thoshin të shkruaja një libër me të gjitha ato histori. Para disa vitesh pata një ftesë në Itali nga një gazetarë italian, i cili kërkonte një familje këtu në Shqipëri. Atje mësova një histori jashtëzakonisht interesante për Italinë dhe Shqipërinë. Një histori që mua më dha shkas të ulem e të shkruaj. Ka filluar, jam në hapat e parë. Besoj se do të jetë një roman historik, letrarë.”, tregoi Shtino.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF