Edhe pse disi e papritur, pak javë më parë u mësua se ‘Dancing With the Stars’ do të rikthehej në ekran, duke na kujtuar se ishte i pari format argëtues, ku përfshihen yjet në një garë kërcimi. U zbuluan fillimisht disi nga konkurrentët, por kjo nuk ka qenë e gjitha. Burime pranë Gazeta Express kanë bërë të ditur emrin e personazhit që do të drejtojë këtë edicion.
Ndoshta një surprizë për shumicën, mësohet se Almeda Abazi do të jetë moderatorja gjatë spektaklit, ndërsa ka munguar prej disa kohësh për publikun. Largimi i saj në Turqi, si dhe jeta e nisur krah bashkëshortit, Tolgahan Sayişman, ka bërë që bukuroshja shqiptare të shkëputej disi nga bota e spekaklit, të paktën në vendin tonë. Kjo nuk është hera e parë që Almedën do ta shohim si prezantuese, pasi të njejtën eksperiencë e ka kaluar edhe një herë krah Ardit Gjebreas, në një nga edicionet e kaluara të “Kënga Magjike”.
Tashmë, mbetet për t’u parë si do të na surprizojë Abazi gjatë ‘Dancing With the Stars’. Jeni dakort me këtë përzgjedhje?


Çifti Clooney i shpëtojnë jeën një të ri




A është ndarë Luana nga i dashuri?









Bella Hadid kërcënohet me jetë!



Ish- deputetja e PS me pushime në Sahara

Eni Koçi i zbulon sekretin Gretës
