Prezenca e Xhensilës në inagurimin e “Andrra Couture” solli lajmin e menjëhershëm se këngëtarja është në pritje të ëmbël. Sipas “Panorama Plus”, Myrtezaj është në muajin e katërt të shtatzënisë, ndërsa në foton e publikuar supozohej të vërehej barku i rrumbullakosur i saj, në një nga fotot e shkëputura gjatë eventit. Por, si qendron e vërteta?
Edhe një herë, këngëtarja i ka përgenjeshtruar të tilla lajme, duke publikuar fillimisht në Instastory një imazh krah Bes Kallakut, ku dhe shkruan: “Na zbuluan!!!”. Pak minuta më vonë, për të shmangur ndonjë ngatërresë të mundshme, Xhensila ka bërë një tjetër postim: “Ironi…jo konfirmim!”, ku dhe hedh poshtë dyshimet për pritjen e ëmbël. E kjo, nuk është hera e parë që dëgjohen lajmi të këtij lloji lidhur me çiftin.
Në intervista të ndryshme, si Besi, dhe Xhensila kanë shprehur dëshirën për t’u bërë prindër në një të ardhme të afërt, ashtu sikurse kanë bërë të ditur se lajmin do ta bëjnë publikë ata vetë. Mbetet për t’u parë ç’do të lexojmë në vijim…




Çifti Clooney i shpëtojnë jeën një të ri




A është ndarë Luana nga i dashuri?









Bella Hadid kërcënohet me jetë!


