KreuCelebrity

Erik Fullani rrëfehet, a do ta shohim së shpejti në politikë apo jo?!

Ishte i ftuari special në Pop Culture ditën e sotme, ndërsa ka patur jo pak për të rrëfyer për jetën e tij. “Një ditë me Erik Fullanin” ka ndjekur  disa orë nga përditshmëria e tij, ku dhe janë zbuluar disa detaje të rëndësishme. Që nga përgatitja e një sanduiçi tek “Rixhis”, e deri tek pika e tij e dobët në familje, Eriku ka ardhur disi ndryshe në këtë intervistë.

https://www.instagram.com/p/Be-ykjJhLAf/

Ndonëse firmën e të atit e mban si tatuazh në kyçin e dorës, Fullani ka rrëfyer që personi që do më shumë në jetë është e ëma. “E dua më shumë se babain”, ka thënë ai, ndërsa të motrën e ka cilësuar si ‘fatin më të madh’ që ka në jetë. “Për të jam shumë xheloz. Nuk më ka krijuar ndonjëherë probleme, pasi është vajzë shumë e mirë”, ka vijuar dhe më tej, Eriku.

Siç edhe e dinim tashmë, Fullani është në një lidhje dashurie, edhe pse për martesën ai shprehet: “..duhen edhe disa vite”. Ai ka zbuluar edhe pasionin për t’u përfshirë në kinematografi, kryesisht nëpërmjet një roli negativ. Ndërsa për politikën, ai ka thënë: “Politikës nuk do t’i futem kurrë, s’më pëlqen”. Duke u treguar i sinqertë deri në fund, Eriku ka treguar se në moshën 17-vjeçare ka paguar për të bërë seks, por sipas tij kjo ka ndodhur jashtë shtetit, pasi në Shqipëri nuk ka vepruar njësoj.

Epo, Eriku qenka siguruar të na zbulojë detaje që nuk i dinim aspak!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF