Ndonëse në sytë e publikut janë një nga çiftet më të dashura ndër personazhet, Marina dhe Geti kanë zënka e konflikte si në çdo marrëdhënie tjetër. Këtë e ka zbuluar vetëm Marina në intervistën në ‘Xing me Ernalin’, ku dhe ka treguar një episod me humor gjatë një debati me Getoarin. Dhe gjithçka lidhej me pushimet dimërore…
Sipas Marinës, reperi ishte mësuar me skinë dhe terrenet e mbushura me borë, ndryshe nga ajo, e cila e kishte të panjohur këtë fushë. Kështu, tentativa e moderatores për të ushtruar kët sport kishte dështuar disa herë rresht, gjë që e kishte nervozuar Getoarin. “Filloi të më bërtiste: ‘Na turpërove'”, ka treguar Marina me të qeshur. Këtë herë, së bashku me Luanën, mideratorja ndodhet me pushime në St. Moritz, një fshat turistik në Zvicër.
Foto e fundit tregon Marinën me pajisjet për ski, edhe pse nuk mund të themi nëse është gati për nisje apo sapo ka përfunduar rrugëtimin. Surprizuese kjo nga ana e Marinës, e cila në intervistën e lartpërmendur deklaroi se do t’i duhej shumë për ta provuar përsëri këtë sport. Ta ketë marrë vallë Marina guximin, apo gjithçka ka qenë e ‘stisur’ vetëm për një foto? Sido që të ketë qenë puna, shpresojmë të mos ketë patur më zënkë me Getin…






Çifti Clooney i shpëtojnë jeën një të ri




A është ndarë Luana nga i dashuri?









Bella Hadid kërcënohet me jetë!
