Ishit në punë sot? Po mendoni për ardhjen e të hënës pas së nesërmes? Epo, ngushëlloni veten që edhe të famshmit nëpër botë punojnë po kaq shumë, me diferencën e vetme se të ardhurat e tyre përkthehen në miliona dollarë…
E tashmë, ju ftojmë të përmbaheni, pasi Forbes ka deklaruar pasurinë e çiftit Beyonce dhe Jay Z, e nuk arrin miliona, por biliona të kartmonedhës amerikane. Po flasim për një shifër prej 1.16 bilion dollarëshe, që i klasifikon artistët ndër më të pasurit në rrethin e të famshmëve. Përfitimet burojnë nga këngët, albumet, shtëpia diskografike e Jay Z, firma e shampanjës së reperit etj.
Turet e përbashkëta muzikore ju kanë sjellë gjithashtu fitime marramendëse, e gjithçka e përmbledhur sjell shifrën prej 1.16 bilionësh. Lum si Blue Ivy dhe binjakët…







Çifti Clooney i shpëtojnë jeën një të ri




A është ndarë Luana nga i dashuri?








