KreuCelebrity

Babai i Bella dhe Gigi Hadid akuzohet për përdhunim!

Babai i dy supermodeleve të njohura Bella dhe Gigi Hadi, biznesmeni i njohur Mohamed Hadid është përfshirë në një skandal seksual. Ai është akuzuar nga modelja Miranda Vee se e ka përdhunuar. Akuzat e saj erdhën menjëherë pas akuzave të Kate Upton për ngacmime seksuale nga bashkëthemeluesi i Guess, Paul Mariciano.

Sipas modeles Vee fillimisht ajo është ngacmuar nga Paul Marciano, por më pas ky i fundit ndihmoi Mohamed që ta përdhunonte atë në dhomën e një apartamenti.

Akuzat e saj modelja i ka bërë të ditura në Instagram, ku ndër të tjera shkruan se kishte dashur t’i denonconte ata që një vit më parë, por shton se pasi ishte zbuluar nga Hadid dhe Marciano ishte detyruar t’i nënshkruante një marrëveshje për të mos folur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF