KreuCelebrity

Besa sërish në rolin e avokates, tani i del në mbrojtje Elvana Gjatës pse s’këndoi ‘live’ në koncert

Në një jetë tjetër, Besa me siguri do të kishte qenë një avokate shumë e zonja.

Pasi i doli në mbrojtje “live” në emission, Luana Vjollcës, duket se tani ka marrë përsipër të “mbrojë” një këngëtare, Elvana Gjatën.  Kjo e fundit, publikoi mbrëmjen e djeshme dokumentarin mbi jetën e saj artistike, por edhe pak mbi jetën personale, por ajo që të gjithëve iu bëri përshtypje, ishte fakti që ajo nuk këndoi “live“. Madje nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ledina Çelo shkroi: pse playbak yllo?

Elvana nuk ka reaguar lidhur me këtë deklaratë, por Besa nuk nguroi që t’u kthente një përgjigje të gjithë atyre që mendojnë njësoj si Ledina.

“Nëse koncerti nuk ishte live, nuk e di çfarë mund të quhet live ndryshe“, shkruan ajo, duke vlerësuar maksimalisht dokumentarin.


Dhe në një postim tjetër, me nota të larta ironie i shkruan: Herës tjetër bëj ndonjë gabim sepse këndon aq mirë saqë dicka nuk shkon“.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF