Vetëm pak ditë më parë, ajo solli në jetë fëmijën e parë.
Për muaj me rradhë ka mbushur faqet e gazetave dhe ka zënë një hapërisë të rëndësishme të portaleve online në të gjithë botën, pasi nuk e konfirmoi dhe as e mohoi kurrë se ishte në pritje të ëmbël. Por më pas, nëpërmjet një postimi në Instagram, postim i cili u shndërrua në më të pëlqyerin duke thyer rekordin e Beyonces dhe Ronaldos, Kylie njoftoi se kishte sjellë në jetë vajzën e saj të vogël, të cilën e quajti Stormi.
Nëse gjatë muajse që ishte shtazënë, ajo u “zhduk“ nga rrjetet sociale dhe u mbyll në shtëpi, madje as në punë nuk shkonte, pas lindjes, Kylie i është rikthyer jetës së më parshme. Ajo është fotografuar në rrugët e Los Angeles së bashku me shoqen e saj të ngushte Joyrdan Woods dhe të gjithë mbetën të habitur nga format e saj trupore: a thua se nuk kishte lindur kurrë.
Epo, ka një staf të tërë që kujdeset për të…