Skandali i abuzimeve seksuale në kinematogrrafinë amerikane ka marrë të tjera përmasa tashmë. Prokurorët e New York kanë ngritur padi ndaj Weinstein Compamy, pasi kjo studio nuk ka arritur që të mbrojë stafin nga producenti Harvey Weinstein.
Ish producenti është akuzuar për abuzime sekusale dhe dhunime, ndërkohë që ai i ka mohuar akuzat duke u shprehur se nuk ka patur kurrë seks jokonsensual.
Padia e ngritur lidhet me abuzimin seksual që iu është bërë punëtoreve dhe kërcënimet verbale për vrasje të stafit.
Nga ana tjetër, avokati i Weinstein ka deklaruar se hetimet e mëvonshme do të tregojnë se shumica e akuzave të ngritura janë të pabazuara. Ndërkohë për sa i përket padisë së bërë për kompaninë, kjo e fundit nuk ka bërë asnjë koment.