Ishte një ndër djemtë më popullorë në fillimin e viteve 2000, ndërsa tani vazhdon të mbetet një ndër emrat më të njohur ndër këngëtarët shqiptarë. Shpat Kasapi u përfol së fundmi për lidhjen me një vajzë marokene, por si qendron e vërteta? I ftuat në Pop Culture, ai ka zbuluar se vajza në foto, në fakt, është thjesht një mikeshë e tij.
Shpati nuk është mjaftuar me kaq, duke kujtuar pikërisht fillimet e 2000-shit, pasi sipas tij ka qenë ajo periudha kur ka fituar më shumë para. Nga ana tjetër, ai ka thënë se vendet më të çuditshme ku ka dhënë autografe kanë qenë gjokset e vajzave dhe këmbët e tyre. “Vajzat kanë bërë çmenduri për mua në kohën kur publikova albumin e parë”, ka vijuar dhe mē tej Shpati.
Sa për projektet e reja, këngëtari ka zbuluar se ka në plan të konkurrojë në festivalin maqedonas të këngës, me shpresën për të hedhur një hap më tej drejt rrugëtimit në Eurosong. Ai nuk ka lënë pa i uruar fat edhe Eugent Bushpepës, përfaqësuesit të Shqipërisë në po të njejtin festival.