Janë një ndër çiftet më romantikë ndër radhën e personazheve, e fotot së bashku nuk na kanë munguar kurrë. Gjithmonë krah njëri-tjetrit në çdo event të mundshëm, Venera dhe Lindi na kanë treguar jo pak nga lidhja e tyre. Këtë herë, çifti na ka surprizuar me dedikimet romantike për një rast shumë të veçantë.
Ka qenë 5-vjetori i celebrimit të dashurisë ai që ka shtyrë Venerën dhe Lindin t’i dedikojnë fjalë plot emocion njëri-tjetrit, duke na treguar dhe një herë lidhjen e fortë mes dy artistëve. “Sot, pesë vite bashkë me Venerën time, me dhuratën më të bukur që më dha Zoti…Të dua”, ka shkruar Lindi, ndërsa Venera ia ka kthyer kështu: “Pesë vjet, zjarr që nuk shuhet kurrë”.
Mesa duket, një ditë kaq e veçantë si kjo ka merituar edhe shprehjen e emocioneve të sinqerta nga të dy këngëtarët. Ku do ta festojnë Venera dhe Lindi një datë të shënuar si kjo?…