KreuCelebrity

Elvis Pupa dhe Egla Ceno sërish bashkë, ja projekti i ri që po përgatisin aktorët

Elvis Pupa është rikthyer gjithmonë në ekran, ndonëse ka bërë disa pauza të herë pas hershme. Fillimisht pjesë e trupës së spektaklit të humorit “Portokolli”, ai vuri në skenë një sërë personazhezh të cilët u bënë shumë të dashur për publikën, por pavarsisht suksesit të tij ai u shkëput nga aty. Pas disa kohësh heshtje, aktori u rikthye me show-n e tij “M’fal për shprehjen”. Një show i suksesshëm ku kemi marrë të qeshura pafund.

Pas mbarimit të sezonit të tij Pupa u largua sërish, ndërsa tashmë duket se një tjetër projekt do ta kthejë atë sërish në ekran. në një intervistë për emisionin e pasdites në TVSH, ai tha se shumë shpejt do ta shohim sërish atë. “Shumë shpejt do të jem producent i një show ku do të shfaq të gjitha aftesitë e mia në aktrim e këngë.”

Dhe e dini çfarë? Në krah të tij do të jetë sërish edhe aktorja Egla Ceno, me të cilën pati një bashkëpunim shumë të suksesshëm edhe në show-n “M’fal për shprehjen”, ku Egla ishte në rolin e gruas së Pupës. Një bashkëpunim të cilin, veç nesh, edhe vetë aktori e paska shumë përzemër ndërsa shprehet: ““Kur të krijoj një agjenci divorci atëherë do të ndahem nga Egla.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF