Një tjetër foto hot për Chrissy Teigen. Një buzëkuq i zjarrtë, buzëqeshje verbuese dhe me trupin gjysmë të zhveshur, duke treguar edhe barkun, gruaja e John Legend ka arritur të marrë 1.4 milion like në Instagram. Modelja po përpiqej të gatuante në këtë mënyrë një sallatë. E ndërsa pret fëmijën e saj të dytë, në mënyrë ironike dhe provokuese, ajo kishte mbuluar gjoksin e saj me ikonat e dy sallatave.
Kuzhina është një nga pasionet e saj më të mëdha. Aq sa, libri i saj me receta në vitin 2016, “Cravings” ka marrë vlerësime të konsiderueshme. Por tashmë, Chrissy Teigen, nga viti 2013 gruaja e këngëtarit John Legend dhe tashmë nënë e një fëmije, ka një tjetër qëllim në jetë.
Të ndjehet me të vërtetë e lirë dhe ta jetojë jetën e saj ashtu siç ajo dëshiron, duke pranuar paqësisht edhe ndryshimet e trupi të saj. E në fakt ka qenë pikërisht ky mesazhi që ajo ka dashur t’i japë ndjekësve të saj me foton e publikuar. Le të shpresojmë tja ketë arritur qëllimit!