KreuCelebrity

Anulohet ardhja e Rita Orës në Kosovë, shkak shifra marramendëse…?!

U shkruajt shumë për ardhjen e Rita Orës në Prishtinë për Pavarësinë e Kosovës. U lavdërua iniciativa e saj për të mos marrë asnjë monedhë nga ky angazhim, e gjithkush po priste me padurim performancën e këngëtares. Por, sipas gazeta ‘Blic’, diçka e tillë nuk do të bëhet e mundur.

Shkaku? Shpenzimet që nevojiten për përgatitjen e koncertit. Rita ka kërkuar pajisje dhe ekip të standarteve të larta, për të performuar siç ajo vetë është mësuar gjatë gjithë viteve karrierë, e një organizim i tillë kërkon plot 300 mijë euro. Një ‘faturë’ e kësaj natyre nuk ka qenë e përballueshme nga qeveria e Kosovës, që nga ana e saj ka një buxhet konkret për koncertin që do të mbahet me 17 shkurt.

Epo, dhe kur nuk do para Rita, duan pajisjet…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF