Nëse do të bënin një krahasim me Luanës dhe Marinës se cila prej tyre vishet më shtrenjtë, “garën” e fiton kjo e fundit. Marina shpenzon shumë para qoftë për daljet e saj në ekran, por edhe në përditshmëri, ndryshe nga Luana.
Teksa kemi bërë një “analizë”, veshjeve të tyre në emisionet përkatëse, Luana nuk ka shpenzuar më tepër se 500 euro, e ndërsa për Marinën minimumi shkonte tek 700-800 euro. Por mesa duket, në mbrëmjen finale të ‘Shiko kush Luan’, moderatorja seksi ka bërë më tepër shpenzime se puntatat e kaluara, konkretisht: fustani, ‘Elisabetta Franci’ ka kushtuar 345 euro, e ndërsa një shifër shumë më të lartë kapin sandalet e saj Giuseppe Zanotti, 1075 euro, pra një veshje e cila kushton në total 1420 euro.
Jemi mësuar që Luana nuk shpenzon shumë për veshjen, të paktën në ekran, prandaj kësaj here na bëri përshtypje. Epo ia vlen për një finale apo jo?



















