Supermodelja Gigi Hadid e cila kohët e fundit është përballur me akuza se është jo e përshtatshme për industrinë e modës, ka reaguar nëpërmjet rrjeteve social duke treguar për herë të parë problemin e madh shëndetësor me të cilin ajo duhet të jetojë përditë.
Modelja shprehet se ajo vuan nga një çrrekullim që i metabolizmit të cilin tashmë trupi i saj nuk e përballon më ashtu si më parë dhe kjo ka çuar në dobësimin e saj të madh.
Ajo tregon se kur e filloi modelingun në moshën 17 vjeçare nuk isha diagnostikuar ende më sëmundjen e Hashimotos. Atëherë më thonit që isha shumë e shëndoshë, jashtë parametrave për të pasur sukses në industri. Gjithmonë kam ngrënë njësoj, thjesht trupi im e përballon ndryshe tani që jam më e shëndetshme. Mund të jem “shumë e dobët” për ju dhe më besoni, nuk dua të jem, por ndihem më e shëndetshme dhe ende po mësohem me ndryshimet e trupit tim”.
Supermodelja 22 vjeçarja ka qenë një ndër imazhet kryesore në javën e modës në New York, së bashku me motrën e saj, Bella Hadid. Ajo është gjithashtu edhe një nga modelet më të paguara të momentit.



















