I shohim shpesh me pushime, ndërsa këtë herë Marina, Geti dhe Luana janë ‘arratisur’ në St. Moritz, për të shijuar atmosferën e dimrit. Nuk kanë munguar fotot nga motrat Vjollca, ndërsa postimi më i fundit i Marinës i dedikohet Getit. “Me bishën time”, ka shkruar ajo, ndërsa Luana duket se ka xhelozuar pak për këtë pjesë.
“Tani zgjidh kush e ka emrin bisha”, ka sjkruar ajo, duke qenë se Marina i drejtohet me po të njejtin epitet edhe të motrës. “Ti je bisha e femrave”, ia ka kthyer kjo e fundit, por një tjetër personazh është përfshirë në lojë. Ka qenë komenti i Krenar Cocaj ai që ka tërhequr vëmendjen: “Çfarë fotoje…profesionale!” Por, Marina nuk e ka lënë me kaq, duke ia kthyer: “Thuaj shyqyr që pozuam neve bukur se ndryshe…” Ndoshta, ky është një tregues se Krenari po ndan pushimet me çiftin dhe Luanën në Zvicër, madje mesa kuptohet nga batutat, ka qenë vetë ai që ka realizuar foton e çiftit.
Pak kohë më parë u përfol për ndarje mes Luanës dhe Cocaj, por mesa duket ky ka qenë një thashethem i radhës. E tregues më te mirë se rrjetet sociale, vështirë se gjen sot…!



















