KreuCelebrity

Rita po vjen, Rita po vjen! Këngëtarja na zbuloi dhuratën që ka përgatitur për Kosovën

Ardhja e Rita Orës në Kosovë më 17 shkurt shkaktoi shumë zhurmë në media, pasi në fillim u fol se këngëtarja nuk kishte kërkuar asgjë në këmbim, e ndërsa pak ditë më vonë mediat shkruan se qeveria kishte mbyllur bisedimet me të për shkak se nuk kishte mundur të siguronte 300 mijë euro për ardhjen e saj.

Por më pas çdo gjë u sqarua: Rita Ora do të jetë në shesh më 17 shkurt, do të perfomojë falas, madje ka përgatitur edhe një dhuratë për të gjithë shqiptarët. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ylli i ‘Hot right now’ na ka zbuluar bluzen e dizenjuar posaçërisht për atë ditë në të cilën shkruhet: Kosova. Bashkangjitur fotos ajo ka shkruar edhe një shënim të shkurtër në gjuhën shqipe.

“Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizejnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita” – shkruan këngëtarja në postimin e fundit në Instagramin e saj.

HELLO EVERYONE! I am so excited to be joining all of you in Kosovo to celebrate the 10 year anniversary of Independence on Feb 17! To mark this occasion I have created this hoodie (link in bio) so you can all have a memory of this night we will share together…See you soon. Love from Rita ❤?? ——— Pershendetje te gjitheve! Jam shume e lumtur qe do te jem me ju ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves ne Prishtine. Kjo eshte nje bluze te cilen e kam dizejnuar per kete rast dhe shpresoj te mbetet nje kujtim i mire per te gjith ne. Ju dua, Rita

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Të duaaam Rita Ora…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF