KreuCelebrity

Është apo jo në një lidhje me Klevis Balliun? Ja se çfarë thotë Ilda Bejleri

Ilda Bejleri është një ndër moderatoret më seksi shqiptare, e për këtë e ndjekin gjithmonë thashethemt mbi ndonjë lidhje të mundshme dashurie. Ndonëse të gjithë prisnim të flitej për ndonjë futbollist, kohët e fundit, nëpër portale të ndryshme është folur gjatë për një marrëdhënie të saj me deputetin e PD-së, Klevis Balliu. E ftuar në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistarit, ajo ka folur rreth kësaj çështje. “Ishte thjeshtë një foto me të në rrugë, unë e kam thënë edhe më parë se të dalësh në foto me dikë nuk do të thotë që je e lidhur me të. Unë nuk kam asgjë për të thënë, kur të jetë momenti do të flas. Klevisi është i njohur, unë e kam shumë mikë, është njeri me shumë vlera, por nuk është momenti për të folur për ne”, tha moderatorja.

E ndërsa jemi mësuar ta shohim si moderatore e emisioneve sportive, Ilda tregon se tashmë do të vijë tërësisht ndryshe. “Rikthim i dallëndysheve” quhet reality show për të cilin ajo po punon aktualisht dhe që do të shfaqt në ekran në fillim të muajit mars. Moderatorja tregon se bëhet fjalë për të mbledhur balerinë shqiptarë të cilët kanë ikur nga Shqipëria para shumë kohësh dhe kanë arritur të bëhen të suksesshëm në vendet ku kanë emigruar. Xhirimet e reality show-t janë bërë në vendet e ndryshme ku këta balerinë jetojnë dhe punojnë aktualisht, ndërsa do të bëhen të gjithë bashkë në një mbrëmje gala që do të mbahet tek Pallati i Kongreseve.

“Kam pasur rastin të takoj balerinë fantastikë që na përfaqësojnë denjësisht në vende të ndryshme të botës. Janë balerinë që kanë shkuar në vende të ndryshme të botës dhe e di se sa kanë sakrifikuar. Po përgatisim një reality shoë që do të titullohet  “Rikthim i Dallëndysheve”.  Kemi zgjedhur këtë titull se përkon me ditën e e verës, por edhe sepse ata kanë ikur si dallëndyshe, por po kthehen sërish në folen e tyre. E sa do që janë larguar, të gjithë kanë mall për vendine  tyre. Kemi disa yje në kombëtaren e futbollit, por po të kishim një kombëtare baleti jam e sigurtë që do të ishin bërë shumë të famshëm”, tregon Ilda.

Por indicjen kryesorë për këtë reality show, duket se Ilda e ka marrë nga i vëllai, Bledi Bejleri, i cili është një balerin i suksesshëm në Gjermani.  “Vëllai im është larguar nga Shqipëria sepse kërkonte diçka më tepër. Për baletin kushtet kanë qenë shumë të vështira. Ai ka dashur shumë të largohet nga Shqipëria sepse nuk ndjehej i plotësuar. Bledi ka bërë shumë sakrifica, sikundër çdo artist në këtë reality show. Lidhja me Bledin është shumë e fortë, jo vetëm me atë, por me të gjithë familje. Njerzit duhet të ndjehen me fat kur kanë një familje. Kur ishim të vegjël ziheshim shumë me Bledin, por kur rritesh kupton edhe gjërat më të bukura në jetë. Sot jam shumë krenare për të, është artist jo vetëm në profesion, por edhe në shpirt”, tha Ilda Bejleri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF